Një përballje në Kupën e Italisë mes Sasulos dhe Milanit me fitoren e këtij të fundit. Precedenti në këtë turne është ky, por Paulo Fonseka duhet të bëjë llogaritë edhe me energjitë përpara se të vendosë për formacionin e sotëm në ora 21:00. Në vijim edhe konferenca për shtyp e trajnerit kuqezi.
Edhe pse luan në Serinë B, Sasuolo nuk duhet nënvlerësuar apo jo? Për mua nuk është një ekip i Serisë B, ata kanë shumë lojtarë të Serisë A. Nuk është vetëm Berardi. Ata mundën Leçe 2-0 në raundin e kaluar, ata janë një ekip i fortë, ne e studiuam atë. U thashë djemve të presin një ndeshje të vështirë kundër një ekipi të Serisë A.
Cili është objektivi juaj në Kupën e Italisë? Milani nuk e ka fituar këtë trofe për një kohë të gjatë. Duhet të jemi ambiciozë. Megjithatë, le të mos shikojmë shumë përpara, le të mendojmë vetëm për Sasuolon. Nëse duam të shkojmë në finale, që duhet të jetë synimi ynë, duhet të fitojmë fillimisht këtë ndeshje.
A keni menduar për Atalantën teksa jeni duke planifikuar formacionin e Kupës? Nëse nuk e menaxhojmë mirë ekipin dhe lojtarët, mund të kemi probleme fizike dhe nuk e duam këtë. Kam besim te të gjithë lojtarët, do të ketë disa ndryshime, por gjithmonë me synimin për të fituar ndeshjen.
Mund të na thoni diçka për individët? Menja nuk do të jetë atje për shkak të ndërhyrje dentare. Teo gjithashtu nuk do të jetë atje për shkak të një goditjeje në këmbë. Të tjerët janë të gjithë gati për të luajtur. Do të hedh në fushë një ekip për të fituar.
Kundër Empolit pamë një ekip të ekuilibruar… Edhe unë jam i kënaqur. Luajtëm një ndeshje të mirë, shumë të ekuilibruar. Kishim shumë mundësi shënimi, e rikuperuam topin lart, jemi në rrugën e duhur. Ne duhet të punojmë çdo ditë për t’u bërë më të fortë. Duhet të jemi ata që do të marrim tifozët për dore dhe ekipi e bëri këtë në ndeshjen e fundit. Me tifozët në krah jemi më të fortë.
Çau dhe Emerson Rojal janë rritur shumë… Jam dakord. Çau është në një moment të mrekullueshëm, Emerson po rritet. Ai erdhi me vonesë, Serie A është ndryshe nga kampionati anglez. Ai kishte pak kohë për t’u ambientuar, mendoj se ndeshjet e fundit kanë treguar se është gjithmonë më i mirë dhe në rritje, madje edhe tifozët e kanë kuptuar këtë. Djemtë kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve, është e rëndësishme për ta.