Joshua Kimmich është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munichun, pasi ajo skadon në qershor të vitit 2025.
Mesfushori gjerman ka paralajmëruar se mund të largohet nga Bayerni nëse nuk gjen një marrëveshje të shpejt me drejtuesit e klubit.
Duke folur për televizionin ZDF, Kimmich tha se do të tentojë që të gjej njëmarrëveshje në dimër dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodhë ai do të largohet verës si transferim i lirë.
“Nuk do të pres deri në verë për kontratën e re”, tha fillimisht Kimmich.
“Unë do të ulem në dimër me drejtuesit e klubit dhe pastaj do të përpiqem të shoh të ardhmen. Dua të marr vendimin e duhur”, deklaroi Kimmich.
Kimmich ka qenë titullar i padiskutueshëm prej vitesh te Bayerni, derisa këtë edicion ka dhënë katër asistime në 19 paraqitje.
Ai mund të tërheqë shumë vëmendje nga klubet më të mira evropiane nëse bavarezët e lejojnë atë të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme.