Ajbaba për shqiptarin dhe një lojtar tjetër: Shpenzuam 24 milionë euro dhe u shokuam

Futboll

Ajbaba për shqiptarin dhe një lojtar tjetër: Shpenzuam 24 milionë euro dhe u shokuam

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 11:04
Ernest Muçi

Ernest Muçi u transferua me shumë bujë te skuadar e Besiktas në Turqi. Lojtari shqiptar bëri një hap të madh në karrierë.

Fillimisht u duk sikur lojtari u ambientua shumë shpejt duke fituar besimin e drejtuesve me paraqitjet e tij, por gjërat ndryshuan gjatë rrugës.

Lojtari pati një rënie  dhe tashmë ende nuk ka mundur të rigjejë formën e tij më të mirë. Në Turqi duket se janë penduar për transferimin e ish-it të Tiranës. Samet Ajbaba ishte kordinator i përgjithshëm i skuadrës turke në momentin që është bërë transferimi i sulmuesit.

Ajababa është shkarkuar ditët e fundit nga ky post dhe në një deklaratë të dhënë ka zbuluar edhe prapaskenët e transferimit të Muçit.

Turku ka theksuar se transferimi i Muçit ishte i dështuar dhe diçka të tillë ua kishte bërë të ditur edhe menaxherit dhe drejtuesve. Për ta sjellë në Stamboll u shpenzuan shuma të mëdha parash për të cilat tashmë nuk ia vlejnë, pasi sulmuesi sipas tij nuk luante as në ekipin Kombëtarë.

“Menaxhmenti na pyeti për Muçin, se çfarë lloj lojtari është. Shkruajtëm një raport për Muçin. Shkruajtëm që nuk është e përshtatshme që të blesh një lojtar, i cili nuk është provuar në një ligë të fortë dhe madje nuk luan rregullisht as në ekipin kombëtar.

E njëjta gjë edhe për Musrati. I paralajmërova për kostot. Por më pas pamë që u shpenzuan gjithsej 24 milionë euro për këta dy lojtarë. Sigurisht që u shokuam”, ka theksuar Ajbaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat