Mesfushori holandez, Tijjani Reijnders, po shkëlqen këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, përfshirë Arsenalin.
Pavarësisht spekulimeve për largim, Reijnders ka konfirmuar se është i lumtur te Milani dhe gati të nëshkruajë kontratën me klubin italian.
“Jam i vendosur të nënshkruaj marrëveshje të re me AC Milan dhe jam shumë i lumtur,” deklaroi Reijnders për “Ziggo”.
“Ky është një klub i madh dhe të zgjatësh kontratën pas vetëm një sezoni do të thotë shumë. Nuk kam nënshkruar ende, por jemi pothuajse aty.”
Këto komente i japin fund spekulimeve mbi të ardhmen e tij, duke treguar përkushtimin ndaj Milanit, ku po luan një rol kyç në mesfushë.