Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka thënë se Atalanta e meritoi fitoren ndaj skuadrës së tij.
Atalanta mbrëmë mundi Romën (0-2), në kuadër të elitës së futbollit italian.
Strategu italian mendon skuadra nga Bergamo luajti më mirë, megjithatë, sipas tij, edhe Roma ‘luftojë’ mjaft shumë në duel me skuadrën e Gasperinit.
“Atalanta i ka të gjitha atributet për të ‘luftuar’ për Scudetto dhe nëse gjërat shkojnë kështu, do të jetë një kampionat vërtet i mirë”, ka thënë Ranieri.
“E komplimentova ekipin tim për mënyrën se si ‘luftuan’, por iu shpjegova lojtarëve se nuk ka ndeshje të lehta, duke filluar nga ndeshjet tjera”, ka pohuar tekniku italian.