“L’Equipe” i dedikon ballinën e numrit të sotëm Luis Enrique dhe publikon një “motion censura” për të përshkruar situatën delikate që po kalon trajneri spanjoll te PSG. Gazeta franceze thekson se Luis Enrique, i cili ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027, është “i mbyllur ndaj ndryshimeve”, është një “trajner autoritar” dhe tregohet “dogmatik” në drejtimin e PSG-së.
Loïc Tanzi pyet nëse “Luis Enrique po e humbet dhomën e zhveshjes (mbështetjen e lojtarëve) së PSG”. Luis Enrique po diskutohet shumë në Paris, pas barazimit kundër Nantes në “Parce des Princes” dhe humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich. “Omnipotenca e Luis Enrique po fillon të shqetësojë PSG”, – shkruan ai.
Lojtarë të rëndësishëm të PSG-së mendojnë se Luis Enrique i përdor ata si në një video-lojë. “L’Equipe” siguron se Ousmane Dembélé e konsideron të padrejtë trajtimin publik që i bën Luis Enrique dhe se lojtarë shumë të rëndësishëm ndihen si në një video-lojë, ku trajneri i manipulon ata në fushë me një kontrollues”.
Nga dhoma e zhveshjes, gjithashtu akuzohet trajneri spanjoll për mungesë pune në pozitat mbrojtëse të topave të këndit. “Disa punonjës gjithashtu shprehin rezerva për menaxhimin e klubit në muajt e fundit, – shton më tej Loïc Tanzi. – Luis Enrique mund ta lavdërojë një lojtar sy më sy dhe ta kritikojë disa minuta më pas në konferencë për shtyp”.
Një burim i afërt me dhomën e zhveshjes së PSG-së tregon se “Luis Enrique është i mirë në konferencat për shtyp dhe hedh fraza të mëdha kundër lojtarëve të tij. Por, ballë për ballë, gjithmonë është më i sjellshëm në atë që thotë. Ai mundet, për shembull, ta ngushëllojë një lojtar pas një paraqitje të keqe dhe ta kritikojë disa minuta më vonë në konferencë shtypi. Dy personalitete të mërzitshme”.
Po ashtu, nga Franca theksohet se marrëdhënia e Luis Enrique me Luís Campos, këshilltarin sportiv të PSG-së, nuk është në momentin më të mirë.