Ballistët kundër vendimit të FFM-së që edhe xhiroja e 18 të luhet pa tifoz!

Futboll

Ballistët kundër vendimit të FFM-së që edhe xhiroja e 18 të luhet pa tifoz!

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 13:07
Ballistët

Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë gjatë ditës së sdjeshme në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur për dy xhirot e fundit të Ligës së Parë, ka vendosur që edhe ndeshjet e javës së 18-të, të luhen pa praninë e tifozëve.

Kjo ka irituar shumë grupe të tifozëve, ndërsa më të zëshëm dhe që kanë paralajmëruar jo dëgjuesi, janë tifozët e Shkëndijës, “Ballistët”, që nga FFM kanë kërkuar të tërheqin këtë vendim, pasi i njëjti nuk vlen për ta dhe se nuk do të bartin përgjegjësi për pasojat eventuale.

Ata kanë paralajmëruar se do të jenë në stadium për ndeshjen e xhiros së fundit, kur skuadra e tyre e zemrës në Tetovë do të mirëpret Gostivarin, në një nga ndeshjet më interesante të xhiros së fundit të stinorit vjeshtorë.

"Dënojmë ashpër vendimin e federatës së futbollit që edhe ndeshja e fundit e sezonit të zhvillohet pa praninë e publikut dhe i njejti vendim kërkojmë që të tërhiqet.

Për pasojat dhe dëmet që do të shkaktohen, ju paralajmërojmë se nuk do të bartim përgjegjësi, pasi ju jeni fajtorë kryesor për gjithë këtë situatë.

BALLISTËT GJITHSESI do të jenë prezent atë ditë në stadium", regaojnë Ballistët/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat