Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, foli gjatë “Gran Galà del Calcio AIC”, ku së bashku me Giuseppe Marotta dhe Javier Zanetti mori çmimin për klubin më të mirë të sezonit 2023-2024. Këto ishin deklaratat e tij:
“Kemi bërë disa ndryshime, mendojmë se kemi një ekip shumë konkurrues, me një trajner të jashtëzakonshëm. Tani iu takon atyre të punojnë, me mbështetjen tonë. Ky është grupi që duhet të përpiqet të arrijë deri në fund, duke realizuar objektivat që kemi në mendje, të cilat nuk janë të pakta, por ata janë të vetëdijshëm për këtë”.
Nga skena, fjalën e mori edhe Javier Zanetti: “Jemi një ekip i shkëlqyer edhe jashtë fushës. Jemi në dispozicion të këtij grupi lojtarësh dhe trajnerit, përpiqemi të ofrojmë mbështetje në çdo mënyrë.
Mendoj se çelësi i suksesit sezonin e kaluar ishte harmonia dhe uniteti. Klubi, tifozët dhe grupi i lojtarëve e treguan këtë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Pikërisht kjo gjë na solli fitimin e yllit të dytë”.