Kalidou Koulibaly është lënë jashtë listës për Champions League aziatike nga Al Hilal dhe duket se ka vendosur të kthehet në Serie A.
Vendimi i trajnerit e ka lënë shumë të pakënaqur lojtarin dhe klubi pritet ta shesë me ulje në merkaton e janarit.
Në këtë mënyrë krijohet një mundësi e artë për klubet e kampionatit italian të marrin një kampion si senegalezi.
Sipas Calciomercato, Juventus mund të përfitojë nga kjo situatë dhe të përforocojë një mbrojtje të goditur nga dëmtimet.
Vetë Koulibaly ka thënë në të kaluarën se nuk beson se mund të ndodhë një transferim i tij tek Juventus pas së kaluarës te Napoli, por nuk e ka mbyllur përfundimisht derën.
Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare.