Real Madrid dhe Barcelona po ndjekin talentin e Atletico Madrid-it, Luis Navarro.
I njohur si “Curro”, mesfushori 15-vjeçar është subjekt i një interesi intensiv nga të dy rivalët e La Liga-s.
Megjithatë, Okdiario thotë se Curro deri më tani ka treguar besnikëri totale ndaj Atletico-s.
Real Madrid e sheh adoleshentin si një blrje ideale.
Barça është gjithashtu e prirë për ta marrë, edhe pse kuptohet se një marrëveshje me Atleticon për të mos marrë lojtarët e njëri-tjetrit i ka vënë ata në disavantazh.
Curro ende menaxhohet nga babai i tij, me agjentë në të gjithë Europën të vendosur ta shtojnë adoleshentin në “skuderitë” e tyre.