Khvicha Kvaratskhelia është emri që ka zgjedhur Barcelona për merkaton e sulmit.
Pavarësisht se Rafael Leao ka disa javë që përmendet në media, katalanasit nuk e preferojnë yllin e Milanit.
Barcelona ka nisur planet për rritjen e mëtejshme të skuadrës në 2025 dhe lojtari më në përparësi për momentin është gjeorgjiani i Napolit.
Sipas gazetës Sport, katalanasit e kanë kuptuar se Milani ka kërkesa të tepruara për Leaon, rreth 150 mln euro, shifër që konsiderohet e papërshtatshme për një lojtar të tillë
Drejtuesit e Barcelonës besojnë se lojtari i Napolit është zgjedhje më e mirë, më efikase dhe më e lirë.