Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guadiola, ka thënë se është duke menduar për sfidën e radhës e jo për ndeshjet e kaluara.
Kampionët në fuqi të Anglisë, tashmë janë në krizë të rezultateve, sidomos për disfatës nga Liverpool në ndeshjen e fundit.
“Ne po mendojmë për ndeshjen e ardhshme, ashtu siç bëjmë kur fitojmë”, ka thënë Guardiola.
“Ne përpiqemi të pastrojmë mendjen dhe të kemi një javë të mirë stërvitore dhe për mënyrën se si duhet të luajmë. Nuk më vjen keq për veten. Jemi gati të japim gjithçka. Kështu janë gjërat dhe ne duhet t'i pranojmë këto”, ka theksuar strategu spanjoll.
City në ndeshjen e radhës do të përballet me Nottingham Forest.
Guardiola beson se skuadra e tij do t’i kthehet fitoreve në duel me Forest.