Rodri zgjedh lojtarin që do ta transferonte te City

Futboll

Rodri zgjedh lojtarin që do ta transferonte te City

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 18:50
Rodri

Rodri ka zbuluar se cili lojtar do të transferonte te Manchester City, dhe ky emër mund të ju befasojë.

28-vjeçari Rodri nuk ka luajtur më që kur e këputi ligamentin kryqëzor të gjurit të djathtë gjatë barazimit 2-2 me Arsenalin, më 22 shtator.

Me mungesën e tij, Cityn e ka kapluar një formë e dobët, më “Qytetarët” që janë pa fitore në shtatë ndeshjes e fundit – gjashtë prej të cilave ishin humbje.

Megjithatë, në aspektin personal, Rodri e fitoi Topin e Artë të vitit 2024 në tetor, pavarësisht se Vinicius Junior ishte favoriti më kryesor për këtë çmim.

Sipas Sport Witness, spanjolli u rikthye në Spanjë këtë të hënë, për të pranuar një çmim edhe nga gazeta spanjoll AS.

Lojtari i Cityt pati një thirrje telefonike me kamerë me bashkëkombasin e tij, Nico Williams dhe me trajnerin e kombëtares së Spanjës, Luis de La Fuente.

Kur u pyet se a do ta merrte Ëilliamsin te Manchester City qysh nesër, Rodri u përgjigj: “Po, po”.

“Nëse do e merrja tani Williamsin, do ta mësoja pak edhe për motin e ftohtë të Anglisë, ndonëse është njëjtë edhe në Bilbao. Por, po do e merrja me vete pa asnjë dyshim”, ka vazhduar ai.

Natyrisht, dyshja luajtën rol kyç në triumfin e Spanjës në EURO 2024, me Williamsin që shënoi në finale ndaj Anglisë.

Ashtu siç pritej, Williamsi tërhoqi interesim nga top klube europiane pas turneut, por mbeti tek Athletic Club, klub i cili momentalisht është në vendin e katërt në La Liga.

Anësori nuk ka arritur të impresionojë edhe më shumë këtë edicion, duke regjistruar tri asistime dhe një gol në 13 paraqitje në La Liga për skuadrën baske.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat