Qazim Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani protagonist me supergol dhe asist

Futboll

Qazim Laçi shënon nga goditja e dënimit, Rrahmani protagonist me supergol dhe asist

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 21:07
Pamje nga ndeshja

Sparta e Pragës u rikthyet te fitorja në kampionat, pas një serie të gjatë prej 5 ndeshjes pa triumf në elitën e futbollit çek. Kampionët në fuqi mposhtën Karvinën, në duelin ku protagonist u bënë dy futbollistët shqiptarë, Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani. 

Sfida u zhbllokua në minutën e 2-të, kur Rrahmani asistoi për Sadilek, që shënoi golin e avantazhit.

Miqtë barazuan shifrat me Regali në minutën e 36-të, ndërkohë në minutën e 39-të, ishte Qazim Laçi, që rrëmbeu skenën, ku pas një goditje dënimi, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësve kundërshtarë e dërgoi topin në rrjetë. 

Në minutën e 45-të, Albion Rrahmani shënoi një gol mjaft të bukur në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh, teksa sigloi shifrat në 3 me 1 në pjesën e parë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat