Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, gjatë një interviste për Sky Sports, ka folur për llojin e presionit që bie mbi supet e tij në këtë moment të vështirë të skuadrës, e freskët nga gjashtë humbjet në shtatë ndeshjet e fundit, shifra me të cilat ai padyshim nuk është mësuar që nga ardhja e tij.
"Nuk e keni idenë se sa para më japin... (qesh) E gjitha është e përfshirë në pagë. Nëse nuk e dua këtë presion, do të jap dorëheqjen, do të shkoj në shtëpi dhe nuk do ta kem më”.
Për soliditetin e skuadrës: "Duhet të besosh në të. Është e kotë të thuash të mos mendosh negativisht pasi ndeshjes me Feyenoord.
Është e qartë që ndodh. Por sa kohë do të zgjasin ato mendime të qëndrojnë në kokë? Ky është ndryshimi midis të qenit solid dhe jo solid”.