Në Rumani, Sherif kallaku ka arritur të shënojë dhe në këtë mënyrë kthehet tek goli pas kaq shumë kohësh.
Shqiptari realizoi për llogari të Sepsit në kampionatin rumun.
Kallaku kishte rreth 1 vit pa tundur rrjetën, por rikthimi ka qenë spektakolar me një gjujtje të bukur dhe të saktë.
Goli i ish-lojtarit të Teutës ka ardhur kundër Resita në Copa Romaniei ose Kupa e Rumanisë.
Sepsi u mund 3-1 dhe goli i shqiptarit nuk është se i dha ndonjë vlerë ekipit, por ka rëndësi për mesfushorin.
Sherif Kallaku ngrihet emocionalisht dhe zhbllokimi mund t’i hap rrugën më shumë aktivizimeve edhe në Superligën e Rumanisë.