Të mërkurën skuadra e Gjilanit do të testohet sërish, këtë herë në kuadër të Kupës së Kosovës, teksa do të ndeshet me FC Lirinë, në 1/16 e finales.
"“Kuqebardhët” kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë takim, ndërkohë që presin me padurim përballjen ndaj prizrenasve.
Klubi ka vendosur që për këtë duel t’i hap dyert e stadiumit për tifozët dhe biletat të jenë gratis.
Duke qenë se tifozët janë pjesë e rëndësishme në rrugëtimin të cilin skuadra e ka nisur ata ftohen të jenë prezent të mërkurën më 4 dhjetor në mbështetje të ekipit.
Takimi fillon nga ora 12:00", njofton SC Gjilani.