Milani pa ndonjë telashe e ka mposhtur me rezultat 6:1 Sassuolon.
Skuadra e trajnerit Fonseca ka treguar lojë të mirë e për 45 minuta e parë e vërtetuan fituesin e sfidës.
Futbollistët Chukwueze (12' e 21'), Reijnders (17’), Leao (23'), Calabria (56’), Abraham (62’) shënuan për Milanin dhe Mulattieri (59’) realizoi për Sassuolon.
Milani është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.