Skuadra e kategorisë së katërt eliminon Espanjolin e Kumbullës!
Nuk kanë fund surprizat në Kupën e Mbretit në Spanjë, ku skuadra e Barbastros, që militon në kategorinë e katërt, ka eliminuar Espanjolin e Marash Kumbullës, duke e mposhtur me rezultatin 2-0, në raundin e 1/32-ve.
Një mbrëmje historike kjo për modestët e Barbastros, që dërgojnë në shtëpi skuadrën e La Ligës, duke i dhënë një leksion futbolli.
Titullar në këtë duel u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë.
Espanjoli në këtë përballje regjistroi 13 gjuajtje në kuadrat, pa mundur të shënojë, ndërsa vendasit, të 2 gjuajtjet e vetme në kuadrat i kthyen në gol.