Slaven Belupo ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e Ernis Qestajt në stërvitje.
Klubi kroat përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook bëri të ditur se sulmuesi 18-vjeçar nga Kosova që kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare, u është bashkuar bashkëlojtarëve në stërvitje.
“Kush pret, pret! Tashmë zyrtarisht mund të themi se Ernis Qestaj është më në fund me ne.
Ai iu bashkua shokëve të tij në stërvitje këtë javë pas disa muajsh rehabilitimi nga një lëndim në gju”, thuhet në njoftimin e Belupos.
“Sulmuesi i ri, 18-vjeçar nga Kosova nënshkroi një kontratë katërvjeçare me klubin këtë verë, pasi përfundoi një provë trijavore dimrin e kaluar”.
“Fatkeqësisht, ndërkohë ishte i lënduar rëndë dhe tani po i kthehet stërvitjeve dhe duhet të jetë plotësisht gati për pjesën e dytë të sezonit”, thuhet më tej në njoftimin e tyre,