Sonte ka nisur epoka e re e Leicesterit, me ardhjen e Ruud van Nistelrooy në krye të skuadrës.
Në takimin që u zhvillua në kuadër të xhiros së 14-të, Leicesteri mori një fitore të madhe ndaj West Hamit, me shifrat prej 3-1.
Kjo ishte ndeshje e parë e Nistelrooy në krye të skuadrës, që kur u prezantua disa ditë më parë.
Jamie Vardy, El Khannouss e Patson Daka ishin golashënuesit, që i sollën fitoren skuadrës vendase.
Golin ngushëllues për mysafirët e shënoi Niclas Fullkrug në minutat e fundit të ndeshjes.
Me këtë trepikësh, Leicesteri zë pozitën e 15-të me 13 pikë të tubuara, derisa West Hami i Julen Lopetegui është një pozitë më lartë me 15 pikë.