Alexis Mac Allister ka shprehur shqetësimin e tij për kontratat që do të skadojnë së shpejti me Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk.
Duke folur për ESPN Argentina, mesfushori i Liverpool shprehu dëshirën që bashkëlojtarët e tij të rinovojnë kontratat me klubin nga Anfield.
“Klubi duhet të marrë një vendim dhe ne nuk mund të përfshihemi”, ka thënë fillimisht Mac Allister.
“Shpresojmë se ata mund të arrijnë një marrëveshje sepse ne duam që Mo, Virgil dhe Trent të vazhdojnë me ne. Shpresojmë se do të jetë kështu”, përfundoi argjentinasi.
Liverpooli besohet se është në negociata me treshen e lojtarëve, por ende nuk është afër një marrëveshjeje.
Të tre lojtarët do të jenë të lirë të negociojnë para-kontrata me klubet e huaja muajin e ardhshëm, përveç nëse Reds mund t’i lidhin ato me marrëveshje më të reja deri atëherë.