Ekipet e Superiores do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar mes tyre ndeshjet e javës së 16-të. Duele mjaft interesante dhe të luftuara do të luhet, teksa sot do të duelojnë mes tyre 6 skuadra.
Gjithçka do të nisë me duelin mes Elbasanit dhe Bylisit, përballje kjo që do të luhet në orën 16:30 në “Elbasan Arena”. Skuadra e Roberto Bordin synon rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej disa javës, ndërsa ballshiotët tentojnë vazhdimësinë.
Paralelisht me sfidën në Elbasan do të luhet edhe në Durrës. Në “Niko Dovana” do të përplasin “brirët” mes tyre Teuta dhe Laçi. Vendasit nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores në shtëpi, ndërsa kurbinasit synojnë një tjetër 3 pikësh për t’iu larguar fundit të klasifikimit.
Po sot do të luhet edhe sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos. Një duel i luftuar mes 2 ekipeve që ndodhen në “top-4” të Superiores. Kjo sfië do të zhvillohet në orën 19:30 në “Loro Boriçi”. Vetëm 1 pikë janë “Blutë” pas kuqebluve dhe dueli mes tyre është direkt për vendin e 3-të, ku skuadrat shpresojnë te ndalesa e Partizanit e Egnatias për të kapur vendin e 2-të ose të 3-të.