Skuadra e Cyrihut ka shënuar fitore në Kupën e Zvicrës me rezultatin minimal 1:0 ndaj Grasshoppersit.
Golin e fitores në derbin e Cyrihut e shënoi mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu.
Ky i fundit shënoi golin e vetëm në këtë përballje me kokë në minutën e 71-të, duke mjaftuar që ta kualifikojë skuadrën e tij drejt raundit të radhës në Kupën e Zvicrës.
Kujtojmë që te Grasshoppers luan mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, i cili u eliminua me skuadrën e tij.