Arteta vlerëson rivalin përpara sfidës

Futboll

Arteta vlerëson rivalin përpara sfidës

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 13:07
Arteta

Mikel Arteta ka thënë se Ruben Amorim ka vendosur tashmë “gjurmët e gishtërinjve” te Mançester Junajtid, por paralajmëroi për paparashikueshmërinë e këtij profesioni ndërsa ai përpiqet të rikthejë klubin në lavditë e dikurshme.

Arsenali pret Junajtid në “Emirates” sot dhe do të shpresojë t’i japë fund serisë së pamposhtur të Amorimit prej tre ndeshjesh që kur u largua nga Sportingu për të zëvendësuar Erik ten Hagun në “Old Trafford”.

Portugezi përdor një sistem 3-5-2. Junajtid arriti fitoren e tyre më të thellë të sezonit, 4-0, të dielën ndaj Evertonit. Arteta tha në konferencë: “Ju mund t’i shihni shenjat e gishtave të tij në atë që ai dëshiron të bëjë, menjëherë.

Ai ka qenë shumë i qartë me atë që dëshiron të bëjë. Ajo që ai bëri me Sportingun ishte e jashtëzakonshme pas kaq shumë vitesh. Sidomos mënyra se si e bëri atë dhe mënyra se si po luajnë skuadrat e tij. Kjo sjell energji te një klub i ri dhe lojtarët që janë gjithmonë pozitivë. Por ne duhet të fokusohemi në atë që ne do të bëjmë”.

Arsenali do të vendosë në fund për Tomas Partejn, Mikel Merinon, Gabriel Magalhaeshin dhe Rikardo Kalafiorin, ndërsa të gjithë vijnë pas problemeve fizike. Partej dhe Merino humbën fitoren 5- 2 të së dielës me Uest Hemin me probleme muskulore dhe gjurin, ndërsa Gabriel u zëvendësua në pjesën e parë me një problem muskulor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat