Skënderbeu do të luajë në shtëpi ditën e nesërme, ku do të presë skuadrën e Tiranës.
Një duel shumë i rëndësishë për korçarët që do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren.
Në stolin e “Ujqërve të Dëborës” do të debutojë Ernest Gjoka.
Ky i fundit mori në dorë “frenat” e korçarëve pas largimit të Ivan Gvozdenoviq. Ish-timonieri i Kukësit do të kërkojë të debutojë me fitore në stolin e korçarëve dhe në të njëjtën kohë të rikthejë Skënderbun te rezultatet pozitive.
Kujtojmë se Skënderbeu prej 6 ndeshjesh nuk fitorjnë, teksa kanë marrë 3 humbje dhe 3 barazime. Rezultate këto që i mbajnë korçarët në vendin e parafundit në klasifikimm me vetëm 13 pikë pas 15 javësh.