Kane rikthehet më herët nga sa u parashikua

Futboll

Kane rikthehet më herët nga sa u parashikua

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 13:44
Harry Kane

Goleadori i Bayern Munih, Harry Kane mund të përballet me një rikthim të shpejtë në fushë pas lëndimit të tij.

31-vjeçari, për të cilin nuk ka një alternativ serioze në skuadër, aktualisht duhet të pushojë për shkak të një fije muskulore të dëmtuar.

Megjithatë, koha e tij jashtë mund të jetë më e shkurtër se sa mendohej fillimisht.

Një çarje e vogël e fibrës muskulore në kofshën e djathtë e detyron Kejn të marrë një pushim.

Është e vështirë të thuhet saktësisht se sa kohë do të mungojë sulmuesi. Vetë ekipi bavarez nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë çështje, pasi rikthimi varet shumë nga procesi i shërimit. Raportet kohët e fundit bënë të ditur se Herri mund të mos kthehet në fushë deri në fund të dhjetorit për ndeshjen me Lajpcig (21 dhjetor). Vetë anglezi, nga ana tjetër, thuhet se ka vendosur një datë specifike në kokën e tij.

Sipas reporterit të “Sky”, Florian Pletenberg, ai synon rikthimin e tij për ndeshjen e Champions kundër Shahtjar Donjeck më 10 dhjetor. Por një gjë është gjithashtu e qartë, një kthim i parakohshëm është i rrezikshëm dhe mbart frikë që çarja e vogël e fibrave të muskujve mund të kthehet në një dëmtim më serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat