Pritje e madhe në kampin e Milanit për festimin e 125-vjetorit të klubit kuqezi, që do të zhvillohet të dielën (15 dhjetor) më orën 15:00 në “San Siro” gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Genoas.
Priten Van Basten, Gullit dhe Rijkaard dhe shumë ish-kampionë të tjerë të kuqezinjve, nga Seedorf te Pippo Inzaghi, nga Pato te Donadoni.
Gjatë para-ndeshjes, tre sulmuesit që do të hyjnë në “Hall of Fame” të klubit kuqezi do të shpërblehen: ata do të zgjidhen nga Van Basten, Shevchenko, Pato, Inzaghi, Weah dhe Ibrahimovic.
Milani do të dalë në fushë me një fanellë përkujtimore, të zgjedhur përmes një sondazhi mes tifozëve. Në tribuna pritet të ketë një koreografi gjigante.