Bepe Marota kërkon që të shpërqendrojë skuadrën e Napolit në garën për titullin kampion në Itali.
Presidenti i zikaltërve ka folur pas mbrëmjes gala të futbollit duke konsideruar ekipin e Kontes si një nga favoritët për titullin kampion.
Ai gjithashtu foli për krenarinë që po drejton këtë klub në një moment të artë dhe fitues. “Është një kënaqësi e madhe personale, si përfaqësues i një klubi të rëndësishëm si Interi. Dua që të falënderoj të gjithë burrat dhe gratë që punojnë për më të mirën e kësaj skuadre. Kam dashur përkrah meje Zanetin dhe Auzilion për të treguar se duhet të jemi bashkë në çdo moment. Të gjithë mund të përjetojmë momente magjike në të ardhmen”, tha fillimisht Marota.
MERKATO- “Ne jemi që tani në aktivitet dhe po shohim mundësitë për sezonin e ardhshëm. Dua të them që në këtë sezon duhet të vazhdojmë me këtë grup që kemi dhe të udhëhequr në perfeksion nga trajneri Inzagi. Përtej dëmtimeve që janë diçka që iu ndodh çdo skuadre, me këtë organikë mund të përballojmë impenjimet maksimale që kemi në të gjitha kompeticionet”.
CHAMPIONS- “Në sport duhet që të jemi ambiciozë dhe jo arrogantë. Interi merr pjesë në të gjitha kompeticionet për të marrë maksimumin dhe duke respektuar kundërshtarët. Jemi mirë, jemi një skuadër e fortë dhe një klub me ambicie. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një për të marrë maksimumin. Nëse do të shkojmë larg, do ta bëjmë me forcë dhe besim. Nëse të tjerët do të jenë më të fortë se ne do t’i bëjmë komplimente”.
NAPOLI- “Mendoj se Napoli është skuadra favorite për të fituar kampionatin dhe është normale. Janë duke bërë shumë mirë dhe kanë një trajner fitues dhe një ekip serioz. Mendoj se mund të shkojnë deri në fund për titullin kampion”.