Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza e ka përfunduar fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025 në Ligën A.
“Dardanet” e reja të udhëhequra nga Albina Rrahmani, në ndeshjen e fundit të Grupit A1, pësuan humbje nga Greqia me rezultat 2:0.
Ndeshjet e këtij grupi janë zhvilluar në Gjermani, e ku Kosova nuk arriti të grumbullojë asnjë pikë. Kosova e mbylli këtë fazë me tre humbje. Për rrjedhojë, e përfundoi këtë fazë në vendin e fundit të grupit dhe në fazën e ardhshme kualifikuese do të garojë në Ligën B.
Në këtë grup dominuan Gjermania dhe Danimarka, të cilat arritën dy pozitat e para.
Pavarësisht rezultateve jo të mira në këtë fazë, vajzat e reja dardane do të vazhdojnë të punojnë për të përmirësuar performancën dhe për të qenë të gatshme për sfidat e radhës në Ligën B, ku synohet rikthimi në Ligën A për edicionin e ardhshëm garues.