Legjenda e Barcelonës, Javier Mascherano, ka shprehur keqardhjen e tij për mënyrën sesi Xavi u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar.
Sipas argjentinasit, sot trajner tek Interi Miami, Xavi tregoi guxim të madh duke marrë përsipër drejtimin e Barcelonës në një periudhë të vështirë, ku kriza ishte e dukshme.
“Xavi vendosi të marrë drejtimin e Barcelonës në një moment shumë të ndërlikuar. Tregoi guxim të madh. Mendoj se bëri një hap përpara në shumë aspekte”.
“Sot, falë tij, plot lojtarë të rinj janë përshtatur me skuadrën e parë. Kjo ndodhi sepse ai u dha një mundësi. Largimi i tij ishte i hidhur. Ai është një legjendë”.