Liverpool po has në vështirësi lidhur me negociatat e klubit për të rinovuar me yjet e ekipit. Mediat kolumbiane raportojnë se Luis Diaz ka refuzuar të hedhë firmën për kontratën e re.
Kur ka marrë dokumentin me ofertën e klubit anglez, sulmuesi anësor është mërzitur shumë, duke e konsideruar pagën e ofruar si shumë të ulët.
Me kontratën e ofruar, Liverpool i ka garantuar pagë neto 40 mijë paundë në javë. Për kolumbianin, kjo shifër nuk mjafton.
Vlera aktuale në treg e Luis Diaz është rreth 70 mln euro. Për të ka disa klube të interesuara, përfshirë PSG, Barcelona dhe Tottenham.