Artim Pollozhani nuk do të jetë më trajneri i Ballkanit.
Trajneri i kampionëve të Kosovës që pasoi Ilir Dajën në stol, ka dhënë dorëheqjen, duke u larguar përfundimisht nga klubi nga Theranda.
Humbja me rivalët për titullin kampion, Dritën, duket se ka qenë vendimtare për këtë vendim. Një lajm i papritur, i cili është bërë i ditur nga vetë klubi i Ballkanit me një njoftim në faqen zyrtare.
"Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.
Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës. Ballkani", ka njoftuar FC Ballkani.