Orges Shehi ka arritur akordin me Ballkanin, për t’u ulur në stolin e kampionëve të Kosovës.
Nuk kanë kaluar 30 minuta nga largimi i Artim Pollozhanit dhe suharekasit gjetën trajnerin e ri.
Tashmë mbetet vetëm firma në kontratë.
Pollozhani dha dorëheqjen fill pas eleminimit në Kupën e Kosovës nga skuadra e Rilindjes. Këto të fundit ia dolën përmes penalltive.
Ballkani ka humbur shkëlqimin që fitoi me Ilir Dajën në tre sezonet e mëparshme. Aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelën e përgjithshme të Superligës së Kosovës.
Orges Shehi ndërkohë kthehet të drejtojë një klub, pasi ishte më parë pjesë e nënkampionëve të Partizanit.