Simone Inzagi është zgjedhur si trajneri më i mirë i vitit. Trajneri i Interit ka folur për mediat duke thënë se është i lumtur dhe kërkon ta ndajë me të gjithë lojtarët.
“Sigurisht që është një çmim i bukur dhe merita është e stafit dhe e lojtarëve. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të punojmë pa u ndalur.
Skuadra ka objektiva të qarta dhe duhet të vazhdojmë me të njëjtat ritme”, ka thënë Inzagi. Ndërkohë që ka folur edhe trajneri Luçiano Spaleti.
“Simone është një trajner i jashtëzakonshëm dhe një njeri pozitiv. Shpresoj që të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të fitojë. Ia dorëzoj me kënaqësi çmimin që e kisha unë vjet”, ka thënë Spaleti.