Suedia do të luajë në Kampionatin Evropian në Zvicër verën e ardhshme.
“Do të jetë kampionati i fundit për Kosovare Asllanin”, - ka shkruar media suedeze “expressen”.
“Do të ishte shumë e bukur të fitoja një medalje të artë. Do të jetë e rëndësishme, mendoj se do të jetë kampionati im i fundit.
Unë dua dhe kam dashur gjithmonë të fitoj medaljen e artë me Suedinë”, -thotë Asllani.
Botërori në Brazil mbahet në vitin 2027, është i radhës. Asllani nuk ka në plan të vë bast kundër kësaj.
“Ka shumë rrugë deri te tjetri, nuk do të zgjas edhe aq.
“Unë jam e fokusuar vetëm në Kampionatin Evropian”, tha 35-vjeçarja.
Mbrëmë Suedia e deklasoi Serbinë me rezultat 6:0 në stadiumin në Stokholm, duke siguruar biletën për në Kampionatin Evropian.
Asllani shënoi dhe asistoi.
Edhe ndeshjen e parë e fitoi me 2:0 në Leskovc dhe me rezultat të përgjithshëm 8:0 kualifikohet në Evropian.