Jonathan David. Ky është emri më i nxehtë në merkaton e Bayern për merkaton e verës. Duke qenë se nuk ka një zëvendësues për Harry Kane, kanadezi duket opsioni më i mirë.
Kontrata aktuale e sulmuesit me Lille skadon në verë, që do të thotë se Bayern mund ta transferojë me parametra zero, thuajse pa asnjë shpenzim për kalimin e tij në Mynih.
Presidenti i klubit francez e ka përmendur së fundmi Bayern si një nga klubet e interesuara për sulmuesin kanadez.
Për të ka interes edhe Barcelona.
Pak ditë më parë, David u shpreh se katalanasit janë një ëndërr që në fëmijëri e tij, duke lëshuar sinjale se mund ta shohë veten në “Camp Nou”. Mbetet për t’u parë kush do ta fitojë garën.