Kompani: Jam i hidhëruar, kartoni i kuq na dëmtoi

Futboll

Kompani: Jam i hidhëruar, kartoni i kuq na dëmtoi

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 18:49
Vinsent Kompan

Bajernit iu desh të luante me një lojtar më pak për më shumë se 70 minuta në përballjen e Kupës ndaj Bajer Leverkusen.

Manuel Nojer u përjashtua me karton të kuq në minutën e 17-të. Por golin vendimtar e pranoi në të 69-ën me Tela. Vinsent Kompani ishte dukshëm i zhgënjyer pas lojës: “Është shumë, shumë e hidhur. Ky karton i kuq padyshim pati një ndikim të madh në lojë,” theksoi ai në një intervistë për “ARD”.

Në të njëjtën kohë, 38-vjeçari e bëri të qartë se nuk fajësonte skuadrën e tij: “Kam luajtur shpesh me dhjetë lojtarë në karrierën time.

Ajo që bënë djemtë sot ishte shumë e mirë për një kohë të gjatë. Marrim një krosim dhe më pas golin”, përfundoi tej mase i mërzitur Vinsent Kompani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat