Massimiliano Allegri është një nga emrat e lakuar të javëve të fundit në kampionatin anglez, aty ku dy klube kanë interes për të.
Trajneri italian është i lirë dhe po mendon rikthimin. Premier League është gjithmonë një opsion ëndrrash për trajnerët, jo vetëm për cilësinë e lojës dhe standardin e ligës, por edhe për pagat e larta që ofrohen në ishull.
“Calciomercato” raporton se Allegri ka njoftuar klubet e interesuara se kërkon një pagë relativisht të lartë, rreth 8 mln euro.
Më parë, te Juventusi ai paguhej 7 mln euro. Newcastle është thuajse gati për të, kurse Manchester United e konsideron si plan B në rast se dështon Amorim.