Jazxhi është shpallur 'Lojtari i Ndeshjes'.
Mbrojtësi shtatlart i dha pikën Teutës, e madje ishte shumë i përfshirë në aksionet sulmuese. Lojtari i bluve pati 2 raste të pastra për gol dhe mund të kishte dhënë dhe 3 pikët Edi Martinit.
“Jam i kënaqur vetëm për trofeun. Kishim shumë probleme në pjesën e parë. Bëmë më mirë në të dytën. Barazuam, shtymë përpara, por prapë nuk jam i kënaqur.
Është bërë shumë e vështirë kjo fitorja. Të shënojmë gola e kemi të vështirë. U bënë 8 ndeshje pa fitore. Jemi futur në ngërç. Kemi qenë mirë, por tani jemi futur në këtë situatë.
Madje, pësojmë shumë. Të them të drejtën jam i pakënaqur. Nuk kemi ekuilibra në prapavijë. Uroj të kthehemi në gjendjen e mëparshme sa më parë.”, u shpreh Jazxhi.