Futbollisti 24-vjeçar e bën “sefte” me ekipin e Superligës turke.
Ish-futbollisti i Egnatias, Melih Ibrahimoglu, që sezonin e shkuar spikati me rrogozhinasit, duke u shpallur kampion, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, me skuadrën e Koniaspor, në duelin e vlefshëm për Kupën e Turqisë, ku skuadra e Ibrahimoglu triumfoi me rezultatin 9 me 0.
24-vjeçari turk, realizoi në minutën e 89-të në duelin ndaj Kepez Bld, duke vulosur shifrat në 9 me 0.
Ky ishe goli i parë i Ibrahimoglu me fanellën e Koniaspor, teksa është aktivizuar 10 ndeshje në kampionat, kryesisht i futur nga stoli.