Cristian Shpendi firmos për 4 vite me bardhezinjtë

Futboll

Cristian Shpendi firmos për 4 vite me bardhezinjtë

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 20:40
Cristian Shpendi

Cristian Shpendi do të vazhdojë që të jetë pjesë e Cesena.

Edhe pse shumë ekipe të njohura të Serie A ishin në ndjekje të tij,

Shpendi ka preferuar që të qëndrojë aty ku aktivizohet momentalisht.

Kontrata e re e shqiptarit do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028. Pra, bardhezintjë që militojnë në Serie B e kanë “blinduar” talentin shqiptar edhe për 4 vite të tjera.

Megjithatë, nuk përjashtohet që ai të shitet edhe në verën e ardhshme. Rinovimi i kontratës do t’i sillte më shumë të ardhura “xhepave” të drejtueseve të Cesenas, në rast se Shpendi do të shitej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat