Cristian Shpendi do të vazhdojë që të jetë pjesë e Cesena.
Edhe pse shumë ekipe të njohura të Serie A ishin në ndjekje të tij,
Shpendi ka preferuar që të qëndrojë aty ku aktivizohet momentalisht.
Kontrata e re e shqiptarit do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028. Pra, bardhezintjë që militojnë në Serie B e kanë “blinduar” talentin shqiptar edhe për 4 vite të tjera.
Megjithatë, nuk përjashtohet që ai të shitet edhe në verën e ardhshme. Rinovimi i kontratës do t’i sillte më shumë të ardhura “xhepave” të drejtueseve të Cesenas, në rast se Shpendi do të shitej.