Ancelotti “mbrohet” dhe zgjedh sulmin me dy

Futboll

Ancelotti “mbrohet” dhe zgjedh sulmin me dy

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 21:01
Mbappe

Fitorja e arritur me “manita” nga Barcelona në fushën e Mallorca-s është një sinjal se katalanasit janë zgjuar nga kriza që kishin dhe se Real Madrid, që rikuperoi hendekun, duhet të vazhdojë në atë linjë dhe tre fitoreve radhazi në La Liga t’i japin një kuptim.

Sonte, megjithatë, nuk do të jetë e lehtë në fushën e Athletic Bilbaos, duke qenë se do të jetë një sfidë delikate ndaj Nico Ëilliams & Co…

Ancelotti i beson formacionit tip teksa konfirmon Rodrygo dhe gjithashtu në mbrojtje i riu Asensio jep garanci dhe siguri. Në sulm, Rodrygo dhe Mbape në një skemë 4-4-2 për të qenë më tëe mbuluar pak. Në anën tjetër, Bilbao zgjedh sulmin me Inaki Ëilliams si pykë.

Athletic Bilbao (4-2-3-1): Agirrezabala; Gorosabel, Vivian, Yeray, Adama; Prados, Jauregizar; Berenguer, Sancet, Nico Williams; Iñaki Williams.

Real Madrid (4-4-2): Courtois; Lucas Vázquez, Asencio, Rüdiger, Fran García; Tchouaméni, Ceballos, Valverde, Bellingham; Rodrygo, Mbappé.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat