Elbasani ka fituar përballë Bylisit sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i ballshiotëve, Nevil Dede.
“Pema vendoset me 6 dhjetor, por babagjyshi kishte ardhur që sot. Ishim ne dhe mënyra si arbitrohet në këtë ndeshje.
Në asnjë moment nuk kishim vështirësi, por kishim përballë një ekip me tifozë dhe fushë fantastike dhe emrat e lojtarëve. Ne ishim 10 ata 11, por ne e humbëm ndeshjen. Nuk ishim në vështirësi në asnjë moment.
Futbolli është shpikur 11 me 11. Të luash 70 minuta me 10 lojtarë. Pastaj po të futemi në detaje, ne si trajnerë e shohim ndryshe. 5 minuta shtesë ne pjesën e parë, në të dytën 8 dhe në fund shihnim lojtarë në tokë dhe mjekë në fushë. Më pëlqen si luajnë djemtë, por jo si duan të zgjidhin situatat.
Jemi akoma skaudër e brishtë që bëjmë ndeshje dhe humbje të çuditshme, por ky është fakt dhe realitet. Rrallherë kam luajtur me 1 lojtar më pak, por diferenca nuk u ndje, ishim të barabartë”, është shprehur Nevil Dede.