Athletic Bilbao shokoi Real Madridin duke e mposhtur me rezultat 2:1 (java e 19-të) në kuadër të kampionatit spanjoll.
Futbollisti Berenguer në minutën e 53-të shënoi për vendasit.
Në minutën e 68-të, Mbappe pati rastin më të mirë, por çuditërisht dështoi nga penalltia për të barazuar rezultatin.
Megjithatë Jude Bellingham e ka barazuar rezultatin në minutën e 78-të.
Gëzimi ka qenë jetëshkurtër, Guruzeta në minutën e 80-të realizoi për 2:1 në favor të Bilbaos.
Real Madridi renditet në vend të dytë me 33 pikë, ka një ndeshje e 4 pikë më pak se lideri Barcelona. Bilbao është në vend të katërt me 29 pikë.