Emocione dhe gola në “Loro Boriçi”, me Dinamon që ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-2 përballë Vllaznisë në ndeshjen e javës së 16-të të Superiores që erdhi për shikuesit.
Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Zabërgja zhbllokoi sfidën me një gjuajtje të pakapshme në shtyllën e largët. Kur pritej reagimi i skuadrës shkodrane, dinamovitët godasin përsëri dhe këtë herë është Nani që tund rrjetën. 2-0 për Dinamon, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, përsëri Dinamo, përsëri Nani, tabela elektronike shënon 0-3 në minutën e 53-të. Vllaznia zgjohet shumë vonë, në minutën e 87 Çoba shkund skuadrën, ndërsa Spahija në minutën e 89-të ngjal shpresat, 2-3.
Megjithatw, në minutat e pakta të mbetura nuk ndodh asgjë më shumë, Dinamo i gëzohet fitores dhe ngjitjet në vendin e dytë me 27 pikë, ndërsa Vllaznia bie në vendin e 4-ët me 25 pikë. .