UEFA nuk toleron provokime dhe e ka ndëshkuar edhe Federatën e Futbollit të Qipros për provokime ndaj Kosovës.
Një dënim shembullor nga ana e UEFA-s për qipriotët.
Media serbe “Kurir” vajton këtë dënim duke shkruar: “Për shkak të parullës “Kosova është Serbi” u ndëshkuan rëndë: Rumunët nuk janë të vetmit!”.
“Flamuri “Kosova është Serbi” mesa duket është kthyer në armikun më të madh të Shtëpisë Evropiane të Futbollit (UEFA)”, shkarravit ky pamfëet serb.
“Si të interpretohet ndryshe vendimi i fundit i UEFA-s për të gjobitur Federatën e Futbollit të Qipros me deri në 10 mijë euro sepse gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Kosovës, pankarta e lartpërmendur është varur. Ndeshja u ndërpre gjatë pjesës së parë pasi mysafirët kërkuan që të hiqej banderola.
Kështu Qipro ndoqi rrugën e Rumanisë, e cila gjithashtu u ndëshkua rëndë sepse në ndeshjen ndaj Kosova kishte slloganin “Kosova është Serbi”. Kuptohet, rumunët dolën shumë më keq, pasi dënohen 128,000 euro”, shkarravit më tej.