Derbi i Ligës së dytë do të zhvillohet pa shikues

Futboll

Derbi i Ligës së dytë do të zhvillohet pa shikues

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 11:41
Pamje

Derbi i Ligës së dytë do të zhvillohet pa shikues!

Derbi i javës së 15-të në Ligën e Dytë (e fundit për sezonin vjeshtor) midis Bashkimit (i treti në tabelë me 29 pikë) dhe Bregallnicës së Shtipit (i dyti me 33 pikë) është një nga ngjarjet që pritet me interes nga futbolldashësit në Kumanovë.

Ky duel do të luhet pa tifozë, pa lojtarin e 12-të të ekipit të Bashkimit, Ilirët, pas vendimit të FFM-së dhe MPB-së, pas zhvillimeve të fundit që ndodhen në vend.

Mungesa e shikuesve do të ndjehet në një nga sfidat më të rëndësishme të Bashkimit, pasi do të mungojë spektakli në shkallët e stadiumit. Por, pavarësisht kësaj, ekipi kumanovar do të kërkojë fitoren edhe për ata..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat