Manchester City, gati “revolucioni”

Futboll

Manchester City, gati “revolucioni”

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Manchester City po përgatitet për një verë ndryshimesh të mëdha në skuadrën e tij. Pas një periudhe përshtatjeje me kërkesat e reja dhe rregullimet e vazhdueshme taktike, klubi duket se është gati të bëjë disa largime. Kjo për t’iu bërë vend blerjeve të reja.

Me qëllimin për të forcuar skuadrën dhe optimizuar bilancin, Manchester City po vlerëson me kujdes disa shitje lojtarësh. Sipas “TeamTalk”, një nga lojtarët që mund të shitet është Kyle Walker, mbrojtësi i djathtë historik i “qytetarëve”, i cili ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme gjatë viteve të fundit të suksesit.

Pavarësisht se Walker ka qenë një figurë kyçe nën drejtimin e Pep Guardiolës, niveli i tij i lojës duket se ka rënë në sezonet e fundit, veçanërisht me shfaqjen e alternativave më të reja dhe dinamike.

Mbrojtësi, i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2026, nuk konsiderohet më i paprekshëm nga klubi.

Edhe pse përvoja e tij mbetet një vlerë e rëndësishme, Manchester City duket gati ta lërë të largohet gjatë merkatos së verës për ta rinovuar linjën e vet mbrojtëse.

Pavarësisht kontratës, klubi nga “Etihad” është i vendosur të gjejë një destinacion për ndërkombëtarin anglez, duke kërkuar të monetizojë shitje të rëndësishme që mund ta ndihmojmë të bëjë investime të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat